Jeta është bërë ende më e vështirë për të mbijetuar për familjet në vendin tonë me të ardhur nga kategoritë sociale dhe me një pagë minimale, për shkak të rritjes së çmimeve për produktet bazike.
Familjet me të ardhura minimale, dhe ato me të ardhura sociale nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet mujore për konsum. Madje, shpesh herë detyrohen të futen edhe në borxhe, vetëm të sigurojnë ushqim për familjarët.
Kështu, rrëfen për KosovaPress qytetari, Bajram Musliu i cili jeton me gruan dhe katër fëmijët e tij, për çfarë thotë se e ka të pamundur që me 250 euro në muaj të ia dalë që t’i ushqejë dhe mbulojë shpenzimet për anëtarët e familjes.
Paga minimale aktualisht në Kosovë për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është ende 170 euro. Të punësuarit e moshës nën 35 vjet do të marrin pagën minimale në vlerë prej 130 euro.
Musliu derisa kërkon nga qeveria që të rrisë pagën minimale dhe të ardhurat për kategori sociale thekson se nga çmimet e larta që vazhdimisht janë në rritje, rrallë ja dalin të ushqehen me produkte të shëndetshme.
48-vjeçari nga Prishtina, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore të punojë, dhe gjitha të ardhurat i siguron nga një pension invalidor dhe social, derisa ankohet për çmimet e larta, konsideron se shteti duhet t’i rrisë këto ndihma. Ai shton se gjitha paratë po ju shkojnë në barna, dhe siç shton ai e ka të vështirë të blejë produkte të shëndetshme për fëmijët.
“Çdo personi i kisha kërkuar nëse mund të na ndihmojnë se jam në kushte të vështira, i kam katër fëmijë, dhe gruan, pra vet i gjashti jam. Nuk po mundemi me ja dalë me një social dhe një pension invalidor, e kemi të vështirë. Unë në shtatë muaj a më bie një copë mish, veç çka njerëzit ma sjellin. Edhe fëmija po mbesin të uritur… çmimet po rriten çdo ditë, dhe me këto nuk po mundemi të ja dalim, hyj borxh të një komshinj ka 100 euro dhe në muaj duhet të ja kthej…
Kërkesa ime është të na ndihmojnë me ushqim … Nëse e bëjnë rritjen (e çmimeve) të ushqimit, atëherë le t’i rrisin pensionet, nëse nuk mund ta zbresin ushqimin, t’i rrisin pensionet. Së paku 200 euro me marrë unë një pension, dhe është pikëpyetje nëse mund të ja dalë…(duke blerë) gjitha për barna po shkojnë…Dytë jemi të sëmurë (edhe gruaja)”, rrëfen Musliu për KosovaPress.
Në pamundësi të sigurojë ushqim për fëmijët, Musliu tregon një rast kur i është sëmurë vajza si shkak i urisë, derisa shton, se e njëjta nuk kishte mundësi të vazhdojë mësimin.
“Çika e vogël në klasë të katërt, një ditë ka shkuar mësuesja e saj, e ka sjellë tek shtëpia duke qajt prej dhimbjes së barkut, pa hëngër e pa pirë. Mësuesja ja ka dhënë 150 euro ndihma”, tregon ai.
Se shteti duhet të ndërmarrë veprime konkrete për t’i dalë në ndihmë qytetarëve krahas inflacionit, e thonë edhe njohës të ekonomisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna konsideron se institucionet e vendit duhet të ndërmarrin masa efikase në mënyrë që t’ua lehtësojnë barrën qytetarëve karshi luftimit të inflacionit tek produktet e konsumit.
Rafuna duke folur për çmimet e larta, thotë se një shportë me ushqime për familjen e cila është blerë 500 euro në vitin e kaluar, këtë vit nuk mund të blihet me 700 euro.
“Ne kemi bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit që të ndermirën masa në mënyrë që qytetarët të ju lehtësohet sa më shumë jeta në kuptimin e luftimit, kur e kishim inflacionin, por edhe tani, për shkak se vlera e parasë ka humb, nuk është vlera e njëjtë.
Një shportë për familjen e cila është blerë 500 euro për vitin e kaluar, këtë vit nuk mund ta blesh me 700 euro. Kështu, qeveria duhet të ndërmarrë masa që qytetarëve me ua rritë vlerën e parasë nëpërmjet rritjes së pagave, por edhe nëpërmjet masave tjera që sjell deri në një nivel”, thotë Rafuna.
Se qeveria duhet të rrisë pagat krahas çmimeve të larta, e thotë edhe njohësi ekonomik, Mustafë Kadriaj. Sipas tij, qeveria po ashtu duhet të krijojë reforma sa i përket të hyrave tek bizneset, në këtë drejtim siç tha ai, institucionet përgjegjëse duhet të fokusohen tek pjesa e doganës.
“Shtrenjtimi i çmimeve të konsumit, vlerësoj se është si rezultat që bizneset në kohën e dimrit, sidomos në tre muajt e parë të vitit, gjithmonë kanë një krizë tek pjesa e shitjes, sepse bie shitja, dhe në këtë rast për të qëndruar në treg dhe konkurrencë tentojnë që t’i rrisin çmimet, dhe ën fakt kjo rendon jetën e qytetarëve. Shteti duhet të fokusohet tek pjesa e doganave, që në fakt të krijojë një lehtësim tek bizneset, te të hyrat për faktin se nëse të hyrat e produkteve do të kenë një çmim më të ultë, rrjedhimit do të dalin me një çmim më të përshtatshëm tek çmimi final”, thotë Kadriaj.
Në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1. 8 për qind në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0.3 për qind në muajin janar 2024.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje