LAJMI I FUNDIT:

Interi merr një lajm pozitiv, tre titullarët shumë afër rikthimit nga lëndimi

Interi merr një lajm pozitiv, tre titullarët shumë afër rikthimit nga lëndimi

Seanca e mëngjesit të sotëm (e premte) në terrenin stërvitor të Interit në Appiano Gentile dha një lajm të mirë për trajnerin Simone Inzaghi, i cili mund të mirëpresë rikthimin e shpejtë në grup të disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit si Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi.

Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, Thuram dhe Acerbi janë dy lojtarët e Interit më afër rikthimit në fushë. Megjithatë, Calhanoglu nuk është shumë larg tyre.


Siç qëndron situata, Thuram dhe Acerbi mund të kthehen në stërvitje në grup me pjesën tjetër të skuadrës së Nerazzurrëve të shtunën, e cila do të ishte dy ditë para ndeshjes së tyre të radhës në Serie A, kundër Genoas të hënën në mbrëmje.

Ndeshja ndaj Genoas është objektivi i rikthimit në skuadër për Thuram dhe Acerbi, edhe pse kuptohet se nuk do të rrezikohet pa qenë nevoja.

Davide Frattesi gjithashtu duhet të jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e së hënës mbrëma kundër ekipit Rossoblu pas frikës së tij të lëndimit të lehtë në ndeshjen e fundit kundër Atalantas.

Gjendja e Calhanoglu po përmirësohet gjithashtu sipas përditësimit të së premtes. Genoa do të jetë një ndeshje shumë herët për 30-vjeçarin, por nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të jetë në linjë për t’u rikthyer për ndeshjen si mysafir kundër Bologna të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori