LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me Ramën dhe Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Osmani: Me Ramën dhe Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit.

Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë. Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre.

“Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim, po nuk ka mbajtur anë. Ne nuk jemi pakicë në RMV, sot kemi kryeministrin, ministrin e Jashtëm. Nuk ka duhet asnjë patronazhizëm, na duhet bashkëpunim, por jemi zot të shtëpisë sonë. Nëse fillojmë me ndërhyrje politike, prishim raportet etnike dhe politike që i bëjnë shqiptarët vendimtarë, prishen balancat”, tha Osmani në “Eeuronews Albania”.


Osmani tha se për herë të parë është arritur që vendimet për RMV të merren në Shkup nga maqedonasit dhe shqiptarët krah për krah.

Sipas tij, historikisht vendimet për RMV janë marrë në Beograd dhe ndonjëherë edhe në Prishtinë apo Tiranë.

“Ka një keqkuptim edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kur shkojmë ne atje si funksionarë shqiptarë shihemi sikurse ne jemi vetëm mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi udhëheqës të shtetit atje, jemi zot në shtëpinë tonë. Jam ministër i Jashtëm i RMV dhe sot qëndrimi zyrtar ndaj Kosovës është që mbështesim dialogun Kosovë-Serbi me qëllim njohjen e ndërsjellë”, shtoi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori