LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Fatkeqësi e madhe që vendimi i brendshëm i BQK-së të bëhet temë ndërkombëtare

Tahiri: Fatkeqësi e madhe që vendimi i brendshëm i BQK-së të bëhet temë ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se është fatkeqësi e madhe që vendimi brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovës të bëhet temë ndërkombëtare.

Tahiri ka thënë se AAK i mbështetë marrëveshjet ndërkombëtare përderisa kanë kërkesa eksplicite për reflektim sa i përket dy temave që i ka parashtruar Aleanca.

“Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit theksova se Grupi Parlamentar i AAK-së do t’i mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa kemi kërkesa eksplicite që të ketë reflektim mbi dy kërkesat tona kryesore: të votohet rezoluta për sigurimet shëndetësore si dhe amandamentimi i Ligjit të Pagave”, ka thënë Tahiri.


BQK pas takimit në Bruksel: Nuk u kontestua rregullorja, ka brenga për ndikimin te komuniteti serb
Lexo po ashtu BQK pas takimit në Bruksel: Nuk u kontestua rregullorja, ka brenga për ndikimin te komuniteti serb

Tahiri ka thënë se valuta e vetme në Kosovë është Euro dhe ajo duhet të jetë.

“Sa i përket çështjes së dinarit, qëndrimi ynë është i saktë: Euro është valuta e vetme në Kosovë dhe ajo duhet të jetë. Për këtë temë duhet të ketë diskutim të brendshëm në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me argumentimet që i ka qeveria në mënyrë që të arrihet deri tek një zgjidhje dhe assesi kjo temë nuk duhet që të bëhet temë e dialogut në Bruksel”, është shprehur Tahiri.

Sipas tij, është fatkeqësi e madhe që vendimi i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovës të bëhet temë ndërkombëtare.

“Është fatkeqësi e madhe, që ky vendim i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovë të bëhet temë ndërkombëtare! Të gjithë hapat e qeverisë kanë qenë dhe janë të gabuar – është dashur që të ketë një njoftim paraprak, të jepet një afat kohor dhe të merret një vendim i pakthyeshëm dhe jo kjo çështje të bëhet problem ndërkombëtar”, ka përfunduar Tahiri para mediave./Telegrafi/