LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian promovon buzëkuqin e saj të ri, fansat e kritikojnë: Shpresojmë që fëmijët e tu nuk janë në veturë

Kim Kardashian promovon buzëkuqin e saj të ri, fansat e kritikojnë: Shpresojmë që fëmijët e tu nuk janë në veturë

Kim Kardashian ka shpërndarë fotografi të reja duke promovuar markën e saj të grimit, por fansat kishin një shqetësim tjetër.

Kim, 43 vjeçe, ka reklamuar linjën e saj të re të makijazhit që doli në shitje përmes linjës së saj të kujdesit të lëkurës “SKKN”.

Këtë herë, Kardashian ka publikuar dy fotografi në rrjetin social Instagram për të treguar një nga ngjyrat e buzëkuqëve, shkruan DailyMail.


Foto: Kim Kardashian/Instagram

Në foto, ajo ishte ulur në pjesën e përparme të një veture të zezë, ndërsa e rrethuar nga një enterier tërësisht i zi.

Ajo dukej se po shikonte në pasqyrën e pasme ndërsa aplikonte produkte të ndryshme për buzët.

Kim Kardashian befason me belin e saj, fansat të shqetësuar mendojnë se ajo ka hequr brinjët për t'u dukur më e hollë
Lexo po ashtu Kim Kardashian befason me belin e saj, fansat të shqetësuar mendojnë se ajo ka hequr brinjët për t'u dukur më e hollë

Sipas mbishkrimit të saj, ajo ishte duke aplikuar buzëkuqin mat ‘NUDE 12’, ngjyrë dhe paletën e rimeleve ‘Classic Mattes’ nga koleksioni i saj.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Flokët e saj ngjyrë kafe të errët ishin të gjatë dhe drejtuar, ndërsa ajo kishte veshur edhe një xhaketë sportive të zezë.

Në mbishkrim shkruhej gjithashtu: “Mbaji miqtë afër dhe Lip Liner më afër”, me një emoji buzësh.

Edhe pse Kim ishte e fokusuar në grimin e saj, disa fansa në komente ishin të shqetësuar se fëmijët e saj ishin në sediljen e pasme.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Shpresojmë që fëmijët e tu nuk janë në veturë”, “Si mund të promovohet një gjest i tillë kur femrat janë në timon” – ishin disa nga komentet kritikuese të fansave në fotografinë e saj në Instagram.

Kur fëmijët e Kimit nuk po e shikojnë atë duke bërë grim, ata po krijojnë pamje unike të tyre.

North, dhjetë vjeçe, vajza e madhe e Kim dhe Kanye West, 46, nuk është e panjohur për publikimin e videove të çuditshme në llogarinë TikTok që ajo e ndan me nënën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori