Blake Lively akuzon Justin Baldoni për përdorimin e "librit të abuzuesit" në një padi prej 400 milion dollarësh kundër saj dhe Ryan Reynolds.

Lively dhe Reynolds u paditën për shpifje nga Baldoni dhe publicistët e tij, që pretendojnë se akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga aktorja janë të rreme dhe se Lively ka orkestruar një skemë për të dëmtuar karrierën e tij.


Padia e Baldonit është një tjetër hap në një betejë ligjore që ka nisur para Krishtlindjeve, kur Lively e paditi Baldonin për ngacmim seksual dhe një mjedis toksik pune gjatë xhirimeve të filmit ‘It Ends With Us’, shkruan DailyMail.

94195523 14294711 Blake Lively s legal team furiously accused Justin Baldoni of us a 61 1737080032191

Avokatët e Lively kritikuan ashpër Baldonin, duke e akuzuar atë për hakmarrje dhe manipulim të mediave dhe proceseve ligjore për të mbrojtur vetveten.

Në padinë e Baldonit, ai e akuzon Lively-n për përpjekje për të sabotuar filmin dhe për krijimin e një mjedisi të pasivizuar, duke e detyruar atë dhe familjen e tij të qëndronin në një bodrum gjatë premierës.

93962555 14294711 Lively and Reynolds were sued for defamation Thursday by Baldoni a 60 1737080032036

Baldoni gjithashtu pretendon se Lively nuk e mori seriozisht tematikën e filmit dhe se përdori figura publike për të krijuar një imazh të gabuar të ngjarjeve.

Përveç kësaj, Baldoni ka paditur gazetën ‘New York Times’ për shpifje dhe ka akuzuar Lively për orkestrimin e një fushate negative për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbrojtur gabimet e saj gjatë promovimit të filmit. /Telegrafi/

93527911 14293249 Lively found fame on TV soap opera Gossip Girl and is married to a 30 1737048508067

93527881 14294711 The hijacking of the movie It Ends With Us allegedly went as far m 52 1737078216197

94179933 14294711 The lawsuit against Lively and Reynolds was filed in New York on a 3 1737089203647

94181667 14293249 image m 7 1737051987785

93527873 14294711 It Ends With Us based on the 2016 bestseller by Colleen Hoover w a 7 1737089203928