LAJMI I FUNDIT:

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

Pagat e mbi një mijë funksionarëve nuk do të rriten më. Njëzëri dhe pa diskutim deputetët ulën koeficientët. Me këtë nuk do t’u privohet rritja e vitit të kaluar prej 78 për qind, por së paku tani për tani është ndalur rritja e pagave. Tani duhet gjetur një mënyrë për të kufizuar pagat e drejtorëve të emëruar nga Qeveria.

Me të njëjtin konkluzion, njëzëri, pa kundërshtime apo abstenime, si dhe pa diskutim u miratuan në Kuvend të gjashtë ligjet, të cilat vendosin kufizim në pagat e zyrtarëve që nga muaji shkurt, përcjell “Telma”.

Kufizimi përfshin presidentin, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, gjithsej njëmijë e 60 funksionarë. Ligjet parashikojnë uljen e koeficientit: për tre postet e para në shtet: president, kryeparlamentar dhe kryeministër nga 4.50 në 3.91. Për deputetët koeficienti do të jetë nga 3.04 në 3.92 në vend të 3.5 në 4. Kjo ulje minimale parandalon rritjen e pagave me 15.3 për qind, ose nga 300 në 500 euro.


Por kjo lëvizje e deputetëve ka hasur në reagime të shumta. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë e quajtën të papranueshme. Gjyqtarët prisnin që pas dialogut gjashtëvjeçar me Qeverinë të kishte rritje e jo ulje të koeficientit dhe prokurorët theksuan se kjo nuk do të kontribuonte në pavarësinë e tyre financiare sipas standardeve ndërkombëtare. Lidhja e Sindikatave e konsideron hipokrizi dhe kërkon që zyrtarët t’i kthejnë 78 për qind ose t’ua japin punëtorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori