LAJMI I FUNDIT:

Eventi i ardhshëm Unpacked i Samsung mund të vijë më shpejt se sa mendonim

Eventi i ardhshëm Unpacked i Samsung mund të vijë më shpejt se sa mendonim

Samsung zakonisht realizon dy evente Unpacked çdo vit për të zbuluar pajisjet e tij më të fundit.

Së fundmi, kompania e ka mbajtur eventin e saj në janar ku ka debutuar seria Galaxy S24, duke na lënë kështu të presim me padurim për eventin tjetër Unpacked.


Dhe sipas një raporti të ri, pritja për këtë ngjarje mund të jetë më e shkurtër se sa mendonim, përcjell Telegrafi.

Sipas SamMobile, Samsung ka caktuar datën për eventin e ardhshëm për në fillim të korrikut. Madje, thuhet se ka shanse që eventi të mbahet në javën e dytë të muajit.

Samsung po e zhvendos ngjarjen më herët për shkak të Lojërave Olimpike të cilat mbahen nga 26 korriku. Ky veprim llogaritet të jetë vendim mjaft i mençur nga gjiganti teknologjik pasi ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike mund të “lënë në hije” lansimet teknologjike.

Sipas mediave të huaja, në ngjarjen e ardhshme Unpacked, Samsung mund të prezantojë serinë e re Galaxy Z Fold 6, Galaxy Z Flip 6, dhe Galaxy Z Fold 6 Ultra.

Gjithashtu, ka të ngjarë që të shohim edhe prezantimin e serisë Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Buds 3.

Me gjithë këto prezantime të pajisjeve të reja, Unpacked i ardhshëm duket mjaft premtues.

Megjithatë, për detaje dhe konfirmime rreth këtyre thashethemeve, Samsung do të njoftojë muajt e ardhshëm. /Telegrafi/