LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo justifikon vetën për festën ndaj tifozëve kundërshtarë

Cristiano Ronaldo justifikon vetën për festën ndaj tifozëve kundërshtarë

Shtypi saudit, konkretisht media Arriyadhiah, ka zbuluar deklaratën e Cristiano Ronaldos para Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të ligës së futbollit të Arabisë Saudite.

Sulmuesi i Al Nassr e ka nënvlerësuar festën dhe ka treguar se këto gjeste zakonisht janë të zakonshme kur ai shënon një gol dhe se ai nuk u drejtohej tifozëve rivalë. Dhe aq më pak si një gjest talljeje apo provokimi.

“I respektoj të gjitha klubet dhe lëvizja e krahut shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është aspak e turpshme apo fyese. Në Evropë jemi mësuar me këtë”, ka zbuluar gazeta saudite fjalët e Cristianos.


"Messi, Messi"- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm
Lexo po ashtu "Messi, Messi"- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm

Komiteti donte të dëgjonte portugezin fillimisht dhe tani duhet të gjykojë nëse portugezi bëri ndonjë parregullsi në festën e tij apo nëse justifikimet e tij janë të vlefshme.

Cristiano mund të dënohet me dy ndeshje ndalim, por për momentin nuk dihet nëse Komiteti e konsideron fajtor CR7.

Trajneri i tij, Luis Castro vazhdon me përgatitjet e zakonshme dhe e ka përfshirë yllin portugez në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e kësaj të enjte kundër Al Hazemit (18:00). Kështu duket se ai nuk pret një ndëshkim për pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

La Liga
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
Pedri largohet nga fusha i lënduar pas ndërhyrjes së rrezikshme të Kroos

Pedri largohet nga fusha i lënduar pas ndërhyrjes së rrezikshme të Kroos

Përfaqësueset
Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Përfaqësueset
Një tjetër yll i Euro 2024 mban të njëjtin rrip dore si Ronaldo që mund të 'rezultojë me ndalim nga UEFA'

Një tjetër yll i Euro 2024 mban të njëjtin rrip dore si Ronaldo që mund të 'rezultojë me ndalim nga UEFA'

Përfaqësueset
Kalo në kategori