LAJMI I FUNDIT:

Para dhe dy futbollistë: Oferta e Besiktasit për sensacionin e Superligës turke, Rey Manajn

Para dhe dy futbollistë: Oferta e Besiktasit për sensacionin e Superligës turke, Rey Manajn

Rey Manaj është lojtari shqiptar i momentit, pasi në çdo xhiro ai shënon me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar 18 gola në të gjitha garat.


Në 23 ndeshje në Superligën e Turqisë, Manaj ka realizuar 14 gola dhe katër të tjerë në Kupë në tre ndeshje të zhvilluara.

Manaj në top formë, realizon tjetër gol në Superligën e Turqisë
Lexo po ashtu Manaj në top formë, realizon tjetër gol në Superligën e Turqisë

Falë ndeshjeve spektakolare që ka zhvilluar, Manaj është bërë objektivi kryesor i gjigantit turk Besiktas për sezonin e ri.

Së fundmi, mediet turke kanë zbuluar se gjigantët e Besiktasit janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivasspori.

Sivasspor e vlerëson Manajn 15 milionë euro, por këtë shumë Besiktas nuk është në gjendje ta ofroj.

Rey Manaj i pandalshëm, realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë
Lexo po ashtu Rey Manaj i pandalshëm, realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Skuadra nga Stambolli është gati të ofrojë 10 milionë euro plus dy lojtarë te Sivasspori për të arritur te Manaj.

Te gjiganti turk ëndërrojnë që për sezonin e ri të kenë një treshe shqiptare në repartin ofensivë me Rey Manajn, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. /Telegrafi/