LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në Portin e Durrësit, arrestohet 39-vjeçari

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në Portin e Durrësit, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Eridan Fejzaj, është proceduar penalisht, pasi në Portin e Durrësit këtij personi i janë gjetur dhe sekuestruar sasi eurosh dhe paund.

Policia thotë se nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën 9670 euro dhe 3345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin E. F.. Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën 9670 euro dhe 3345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave”, thotë policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori