LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike

Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike

Vendimi për dinarin serb është vendim politik sipas analistit politik Imer Mushkolaj, edhe pse sipas tij askush nuk e konteston se vendimi është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Mushkolaj në RTV Dukagjini, tha se në raport me Serbinë s’mund të ketë asgjë teknike, dhe se në fund sipas tij do nënshkruhet një marrëveshje politike e cila do e zgjidhë problemin e dinarit serb.

“Nuk besoj që kjo mbetet në nivelin teknik, nuk ka asgjë teknike me Serbinë. Gjithsesi ka me u nënshkrua një marrëveshje mes BQK dhe bankës popullore të Serbisë, s’ka zgjidhje tjetër, zgjidhja është politike jo teknike”, tha ai.


“Them që asgjë teknike s’ka me Serbinë, s’ka pasur asnjëherë, edhe pse tingëllon teknike që e kemi dërgua një guvernator. Vendimi për euron, është vendim politik, në një moment të caktuara, pavarësisht se askush s’po e mohon që e ka marr BQK. BQK prej që u themelua dinari ka qenë në qarkullim, sa do që mundemi me vlerësua që vendimi është profesional, vendimi është politik, në raport me Serbinë s’ka vendime teknike. Dialogu në Bruksel s’mundet me qenë teknik, edhe në të kaluarën dialogu s’ka qenë teknik”, vijoi ai.

Mushkolaj tha se çështja e dinarit është problemi politik më i vështiri nga shumica e problemeve të tjera politike, dhe se vendimet që do ta zgjidhnin këtë situatë do të jenë politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori