Shqipëria kërkon që të bëhet mikpritëse e Takimit të Nivelit të Lartë të Nato-s në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur të hënën, kryeministri Edi Rama, ndërsa në rrjetin social X (ish Twitter) ai publikoi një letër falenderimi dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pas vizitës së tij në Tiranë më 15 shkurt.
Zëri i Amerikës, ndërkohë ka mësuar, se disa javë më parë, Shqipëria, ia ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë të tillë Aleancës.
“Unë besoj se është koha që për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, të mbahet një takim i nivelit të Lartë të NATO-s”, shkruan zoti Rama në letrën e tij, ndërsa vë në dukje se e ka diskutuar këtë çështje dhe gjatë bisedimeve që ka patur me Sekretarin Blinken gjatë vizitës së tij në kryqytetin shqiptar. “Në vijim të diskutimit tonë në Tiranë, do të doja të ritheksoja synimin e Shqipërisë për të mikpritur Takimin e Nivelit të Lartë të NATO-së, në vitin 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia është ofruar bujarisht ta mikpresë”.
Në letrën e tij zoti Rama, thekson se Shqipëria “ka dëshmuar gjithnjë angazhimin e vet të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës” dhe se “duke u ofruar për të pritur Samitin e NATO-s, ajo nënvizon rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës, në këtë pjesë të Evropës”. Sipas kryeministrit shqiptar “një ngjarje e tillë do të kishte një domethënie historike dhe strategjike si për Rajonin ashtu dhe për Aleancën. Ajo do të përcillte mesazhin e fortë se rajoni është i një rëndësie strategjike për Aleancën”.
Javën e ardhshme NATO, do të inaugurojë dhe bazën e saj ajrore në Kuçovë, falë një investimi prej 50 milionë eurosh të Aleancës dhe 5 milionë të tjerë shpenzuara nga Qeveria shqiptare.
Sipas komandantit të Forcës Ajrore shqiptare, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo “trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje