LAJMI I FUNDIT:

Një grup burrash në Pakistan kërcënonin gruan me prerje koke, menduan se në fustanin e saj kishte të shkruar tekst “blasfemik”

Një grup burrash në Pakistan kërcënonin gruan me prerje koke, menduan se në fustanin e saj kishte të shkruar tekst “blasfemik”

Ky është momenti rrëqethës kur një grup i personave të dhunshëm në Pakistan kërcënojnë një grua me prerje koke, pasi e akuzonin për veshje të fustanit me tekst “blasfemik”.

Qindra burra të nervozuar silleshin rreth restorantit në lindje të qytetit Lahore, pasi e kishin ngatërruar fjalën “Halwa” (e bukur) me ajete kuranore në fustan të shkruar në gjuhën arabe, transmeton Telegrafi.

Gruaja shihet duke u mbuluar e kapluar nga frika, derisa një burrë e kërcënon – duke i thënë që të zhvesh rrobat para se të ndërhynte policia që ta qetësojë situatën.


Një zyrtare policore ballafaqohet me burrin, duke i kërkuar që të ketë “besim në policinë” dhe të mos e merr ligjin në duart e tij – pavarësisht se turma brohorisnin “se ekziston vetëm një ndëshkim për ata që japin mesazhe blasfemike për Profetin – prerje koke”.

Zyrtarja policore e identifikuar si Syeda Shehrbano Naqvi, futet në restorant dhe arrin ta mbroj gruan, e cila u mbulua me të zeza dhe mbrohej nga burrat që e kishin rrethuar.

“Askush në fakt nuk e dinte se çfarë ishte shkruar në fustan”, tha policia për BBC.

“Qëllimi ynë ishte ta nxjerrim gruan nga ajo zonë dhe të sigurohemi që të ketë një ambient të qetë dhe të sigurtë”, u tha ndër tjera nga policia.

Policia dhe klerikët fetarë kanë konfirmuar gjithashtu se në fustanin e saj nuk ishin printuar ajete kuranore, dhe se ajo ishte plotësisht e pafajshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori