LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Prishtinë – shoferja dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Prishtinë – shoferja dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

Një këmbësor është goditur për vdekje të hënën në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ngasësja e automjetit që shkaktoi aksidentin me fatalitet, është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.


“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Shoqërohet në polici shoferja që shkaktoi aksidentin e sotëm me fatalitet në Prishtinë
Lexo po ashtu Shoqërohet në polici shoferja që shkaktoi aksidentin e sotëm me fatalitet në Prishtinë

Automjeti kishte goditur sinjalizuesin vertikal dhe më pas shtylla e sinjalizuesit ka goditur viktimën.

Policia me aksion në terren

Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

Siç njoftohet, gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Policia apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori