Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me shumë zyrtarë tjerë të partisë, kanë marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Aargau, që u organizua nga Dega e PDK-së në Zvicër.
Gjatë këtij manifestimi, Krasniqi tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.
“Edhe pse larg atdheut, ju keni sakrifikuar gjithçka për të mbajtur gjallë ëndrrën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Sot, unë qëndrojë me krenari përkrah emigrantëve tonë të suksesshëm në çdo cep të botës – individëve që i kanë sjellë nder dhe lavdi emrit të Kosovës dhe kombit shqiptar përmes punës se paepur dhe suksesit maksimal. Të gjithë, pa përjashtim, me mburrje thonë se janë nga Kosova: nga Granit e Taulant Xhaka, Xherdan Shaqiri e deri te Dua Lipa dhe Rita Ora. Kjo është krenari dhe këtë askush nuk mund të na e marrë”, ka thënë Kryetari Krasniqi.
Më tej, ai ka shtuar se mërgimtarët janë katalizatori i secilit zhvillim të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Dhe, si të tillë, ata janë pjesë përbërëse, e pandashme dhe tejet e nevojshme edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Prandaj, përfshirja e juaj në jetën politike dhe kontributi juaj i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm. Unë që sot dëshiroj të ju them se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që priten të mbahen këtë vit, PDK jo vetëm që do të kandidojë përfaqësues të degëve tona nga mërgata, duke filluar këtu nga Zvicra, por jam i bindur se edhe do të kemi përfaqësuesit tuaj si deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryetari Krasniqi.
“Sepse Kosova ka nevojë për ju. Dhe ne jemi mirënjohës për punën tuaj të madhe”, tha ai.
Kryetari Krasniqi tha se pasojat e veprimeve të kësaj Qeverie shtrihen shumë përtej sferës së diplomacisë.
“Ata po u shkaktojnë vuajtje të panumërta qytetarëve tanë, duke rrënuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, kulturën, mjedisin dhe cilindo sektor tjetër. Më shumë se tri vite në pushtet, asnjë projekt serioz dhe i madh për vendin tonë nuk është realizuar nga kjo Qeveri. Fatkeqësisht, sot, Kosova dhe qytetarët e saj janë në dëshpërim”, tha Krasniqi.
Megjithatë, ai shtoi se është detyrë e jona, si Parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, që ta nxjerrim vendin tonë nga kjo gjendje.
“Përballë këtij degradimi, ne nuk duhet të humbasim shpresën – ashtu siç nuk e kemi humbur as para luftës dhe as pas saj. Edhe në orën tonë më të errët, mbetet një fije besimi që premton një të nesërme më të mirë. Sepse, Kosovën e presin ditë më të mira – për këtë jam i sigurt. Por, nuk mjafton thjesht të shpresojmë për ndryshim; ne duhet të punojmë në mënyrë aktive për ta realizuar atë. Është detyrë e çdo qytetari, brenda dhe jashtë vendit, të kërkojë llogari, të përpiqet për prosperitet dhe të punojë pa u lodhur për të ardhmen e vendit tonë. Së bashku, nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që sakrificat e të parëve tanë të shkojnë dëm. Politikanët dhe Qeveritë e papërgjegjshme janë të përkohshme – por, Kosova jonë është e përjetshme”, përfundoi Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos