LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i zhgënjyer me humbjen, por ka besim se United do të përfundojë në top katërsh

Ten Hag i zhgënjyer me humbjen, por ka besim se United do të përfundojë në top katërsh

Manchester United ishte në një seri të mirë prej katër fitoreve radhazi në Ligën Premier, por janë mposhtur nga Fulham në Old Traford.

Djajtë e Kuq pësuan një humbje dëshpëruese para adhuruesve të vet me rezultat 1-2, humbje që mund t’i kushtojë shumë për një vend në garat evropiane.


Aktualisht United ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 44 pikë, tetë më pak se Aston Villa në vendin e katërt.

Si mund të rreshtohet Man United sezonin e ardhshëm me Ratcliffe që po planifikon tri transferime
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Man United sezonin e ardhshëm me Ratcliffe që po planifikon tri transferime

Gjithsesi trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag vazhdon të shpresojë se mund të marrin pozitën e katërt, përkundër se ka mbetur i zhgënjyer me humbjen nga Fulham.

“Jam vërtet i mërzitur për këtë rezultat, duhej të bënim më mirë, por ky është futbolli. Ne nuk e kishim organikën e plotë, vuajtëm shumë mungesa dhe mendoj se këto bënë diferencën. Jam shumë i bindur se kur organika të jetë e plotë ne do të jemi një skuadër shumë e fortë, pra e ardhmja është premtuese”.

Ten Hag i dërgon një paralajmërim të ashpër yllit të United i cili nuk ka treguar potencial të madh
Lexo po ashtu Ten Hag i dërgon një paralajmërim të ashpër yllit të United i cili nuk ka treguar potencial të madh

“Liga e Kampionëve? Ka ende javë përpara, na presin ndeshje të rëndësishme dhe duhet të fokusohemi për të bërë më mirë dhe për të marrë pikët”, deklaroi Ten Hag.

Në xhiron e ardhshme United e pret një udhëtim shumë i vështirë, pasi luan në udhëtim te Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori