LAJMI I FUNDIT:

Siguria rajonale – publikohen pamjet e aeroportit të NATO-s në Kuçovë

Siguria rajonale – publikohen pamjet e aeroportit të NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka ndarë pamje nga aeroporti i NATO-s që është ndërtuar në Kuçovë, ku përurimi i tij pritet të bëhet më 4 mars.

Peleshi në një postim në Facebook ka shkruar se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.


“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s”, shkruan ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Peleshi ka theksuar se ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale.

Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Edi Rama Rama dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Bliken, gjatë vizitës që zyrtari i lartë amerikan zhvilloi së fundmi në Tiranë.

Blinken zbuloi se kjo bazë do të ketë ndihmën e të gjitha vendeve partnere në NATO-s për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit. /Telegrafi/