LAJMI I FUNDIT:

Bonusi qesharak që do të marrin lojtarët e Chelseat në rast se mposhtin Liverpoolin në finale të ‘EFL Cup’

Bonusi qesharak që do të marrin lojtarët e Chelseat në rast se mposhtin Liverpoolin në finale të ‘EFL Cup’

Chelsea ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Mauricio Pochettinos kur ata do të përballen sot (e diel) ndaj Liverpoolit në Ëembley, por shpërblimet financiare do të ishin jashtëzakonisht të vogla.

Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete në rast se dalin fitues të ‘Carabao Cup’, shumë kjo jashtëzakonisht e vogël në krahasim me atë që fituan lojtarët e Manchester United sezonin e kaluar.


Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se çdo shpërblim do të jetë kryesisht simbolik, pasi bonuset financiare në dispozicion për lojtarët e Chelseat nëse fitojnë janë të pakta, në krahasim me pagat e tyre të larta.

Është lënë të kuptohet se ekipi i Chelseat do të ndajë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete nëse arrijnë të mposhtin të besuarit e Jurgen Klopp në ‘Wembley’.

Kjo do të thotë se secili lojtar do të përfitoj rreth 20 mijë euro që është ekuivalente me atë që paguhen shumica e lojtarëve brenda një dite.

Pochettino: Shpresoj që gjyqtarët të mos përfshihen në emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp
Lexo po ashtu Pochettino: Shpresoj që gjyqtarët të mos përfshihen në emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp

Teksa 20 mijë euro për dy orë punë nuk mund të jetë një shumë e madhe, është relativisht mjaft e vogël në krahasim me bonusin që United i dha lojtarëve të tyre kur triumfuan sezonin e kaluar.

Të besuarit e Ten Hag morën secili një bonus në vlerë prej 1.6 milionë eurosh pasi mposhtën në finale Newcastle United me rezultat 2-0./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori