Pep Guardiola: Kur mbërrita në Barcelonë, 86 për qind e njerëzve nuk më donin
Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë befasuese duke iu adresuar kritikave nga gazetarët.
“Kur ju shkoni në një klub, të gjithë duan që të të rrëzojnë nga maja. Disa thojnë janë paratë, disa thonë Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij, disa thonë Bayern gjithmonë fiton”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Ata priren të dyshojnë në vlerat tua, është normale. Kur nuk fitoni, ata duan të heqin rëndësinë qe ke në ekip. Rivalët duan të të mposhtin ty dhe kritikët duan të të heqin vlerat. Ata ulen dhe të përcjellin ty, por ti je ai i cili punon dhe mund ta bësh, jo ata”.
“Nëse bëj keq, unë shkoj në shtëpi. Me lojtarët e mi, ekipin dhe stafin, ne kemi dëshirën për ta dëshmuar këtë”, është shprehur ai.
“Kur kam mbërrita në Barcelonë, 86 për qind e njerëzve nuk më donin. Unë thashë: ‘Perfekt’. Është më mirë të vish kështu se sa ‘ah, gjithçka është përfekte’. Qëllimi ishte që të bind një person para se të shkoj për dikë tjetër. Unë preferoj që njerëzit të kenë dyshime tek unë, kjo më jep një energji të jashtëzakonshme”, përfundoi tekniku spanjoll.
Gjithçka që Pep ka thënë në këtë deklaratë është e vërtetë, veçanërisht për kohën e tij tek Barcelona.
Para se ai të merrte ‘frenat’ e ekipit në 2008, ishte Jose Mourinho i cili ishte favoriti i tifozëve për të marrë rolin e trajnerit. Joan Laporta vendosi që t’i jap një mundësi Guardiolës, i cili gjatë asaj kohe ishte trajner i Barcelona B./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij
PSG do të jetë më i fortë pa Mbappen: Katër emra të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve
E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251