LAJMI I FUNDIT:

IPK inicion procedurë disiplinore ndaj një polici në Viti, djali ia përdori armën duke publikuar video në Tik-Tok

IPK inicion procedurë disiplinore ndaj një polici në Viti, djali ia përdori armën duke publikuar video në Tik-Tok

Një i mitur nga Vitia ka publikuar video me armë zjarri në rrjetin social  Tik-Tok, e arma e publikuar dyshohet se ka qenë e babait të tij, i cili është zyrtar policor.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin, se lidhur me rastin kanë iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.


“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK ka trajtuar rastin për pjesën e përgjegjësisë për pakujdesinë e zyrtarit në raport me armën zyrtare. Me rekomandim të IPK-së policia ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Publikoi video me armë në Tik-Tok, shoqërohet në polici i mituri nga Vitia
Lexo po ashtu Publikoi video me armë në Tik-Tok, shoqërohet në polici i mituri nga Vitia

Ndryshe, sot policia konfirmoi se rasti ka ndodhur në Viti.

“Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/