LAJMI I FUNDIT:

Fundjava sjell derbi në Maqedoni, Struga dhe Shkupi përballen për kreun!

Fundjava sjell derbi në Maqedoni, Struga dhe Shkupi përballen për kreun!

Fundjava sjell derbi në Superligën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit, Struga Trim Lum dhe Shkupi do të përballen ndërmjet veti në luftën për kreun.

Kampionët në fuqi presin në shtëpi liderët aktual, me skuadrën nga Çairi që e nisi më mirë gjysmësezonin pranveror, duke triumfuar ndaj Voskës, teksa ekipi i Shpëtim Duros u ndal me barazim nga Rabotniçki në ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti.


Nga tabori i kampionëve ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili thotë se është ndeshje e rëndësishme për të dyjat palët.

“Ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat pa dyshim. Kampioni kundër liderit aktual tregon edhe vetë rëndësinë e këtij takimi. Ne jemi ndoshta në epërsi për shkak terrenit vendas, mirëpo në ndeshje të këtilla kjo nuk luan edhe shumë rol, ashtu që për pikët e plota do të duhet të luftojmë deri në maksimum”, ka thënë Krivanjeva.

Nga ana tjetër, Arbi Vosha nga Shkupi ka dhënë komentin e tij për derbin.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Struga është ekip mjaft i mirë, por ne nuk fshehim më ambiciet tona se në fund dëshirojmë të shpallemi kampion. Edhe për këtë përballje jemi përgatitur maksimalisht, ndërsa në ekip mbretëron atmosferë shumë e mirë, të gjithë jemi si një familje e madhe dhe mundohemi secili për secilin. Të gjitha ndeshjet do ti marrim si derbi, deri në arritjen e qëllimit tonë. Nuk e fshehim dëshirën se edhe në Strugë udhëtojmë për të fituar dhe besojmë fortë se në Çair do të kthehemi me tri pikë. Padyshim se edhe në këtë udhëtim do të kemi me vete lojtarin e dymbëdhjetë “Shvercerat”, të cilët na e lehtësojnë duke na dhënë përkrahje në çdo lojë”, ka thënë Vosha.

Derbi ndërmjet Strugës dhe Shkupit do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit të Strugës, duke nisur nga ora 14:00.

Ndërkohë pesë ndeshjet tjera në program të xhiros së 20-të do të zhvillohen të dielën.

Në Tetovë do të ketë duel shqiptar me Shkëndijën që takohet me Gostivarin, përderisa në Ohër, Voska Sport pret Sileksin.

Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Tikveshi do ti matë forcat me Rabotniçkin, Brera përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin si dhe Vardari do ta sfidoj Bregallnicën e Shtipit.

Të gjitha ndeshjet luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori