LAJMI I FUNDIT:

AAK-së i bashkohet profesori Nagip Skenderi, Haradinaj: Ndryshimi në vend është i mundshëm

AAK-së i bashkohet profesori Nagip Skenderi, Haradinaj: Ndryshimi në vend është i mundshëm

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është bashkuar të premten profesori universitar, Nagip Skenderi.

Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi. Me një përvojë të gjerë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka shtuar se ndryshimi në Kosovë është i mundshëm me njerëz si profesor Skenderi.

“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurtë, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit do të jetë padyshim i arritshëm”.

“Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tonë”, është shprehur më tej lideri i AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori