LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Hyseni zgjidhjet “Ylli i Javës”

Muhamet Hyseni zgjidhjet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, pasi në fitoren e Llapit kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asistim në fitoren bindëse, 3-0.

Llapi fiton bindshëm ndaj Fushë Kosovës, i ‘bëhet hije’ Ballkanit
Lexo po ashtu Llapi fiton bindshëm ndaj Fushë Kosovës, i ‘bëhet hije’ Ballkanit

Pasi mori këtë çmim për herë të katërt në këtë edicion, futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues  çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim”.

“Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të pa-rezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje”.

“Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja…Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka thënë Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Premier League
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Premier League
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të

Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës

Premier League
Prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të jetë i inspiruar nga transferimi i Ronaldos në Bernabeu

Prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të jetë i inspiruar nga transferimi i Ronaldos në Bernabeu

La Liga
“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Kalo në kategori