LAJMI I FUNDIT:

Burri sulmoi gruan dhe vajzën e tij në Rahovec, shkak xhelozia

Burri sulmoi gruan dhe vajzën e tij në Rahovec, shkak xhelozia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Rahovec.

Në raportin e policisë thuhet se një person në Rahovec ka rrahur gruan dhe vajzën e tij për motive xhelozie, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij”, vijon njoftimi.

Tutje, policia thekson se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/