Opozita kërkon nga Prokuroria Speciale që të informohen se deri ku mund të interferojnë deputetët sa i përket trajtimit të çështjes së rezervave shtetërore në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Pavarësisht kërkesës për prokurori, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaja, ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje.
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar hetimor në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për sjellje të dokumentacionit, pati përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Opozita ka akuzuar pushtetin për fshehje të provave lidhur më këtë çështje, ndërsa nga partia në pushtet kanë mohuar një gjë të tillë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetin nga partia në pushtet, Driton Hysenin për ofendime, pasi që sipas saj, i njëjti është duke dhënë moral dhe jo duke punuar për të zbardhur të vërtetën për rezervat shtetërore.
“Gjitha pyetjet që janë dërguar nga ana e kryetarit dhe administratës janë në favor të zbardhjes të së vërtetës, kështu që moral t’i japim njëri tjetrit, sikur Dritoni që më është drejtuar mua dhe më dha moral se është i interesuar të zbardhë të vërtetën, unë po mundohem të besojë. Edhe ne e kemi detyrë, por edhe të tjerët, kur po e mbroni ata të korruptuarit e tjerë që po flitet, Martin Berishaj, partia jote e ka mbrojtur, këtu po reagoni për pyetje, dokumentacione, edhe po më shitni moral mu, absolutisht është e papranueshme…Punoni për me zbardhur të vërtetën”, tha Bunjaku-Rexhepi.
Për këtë, deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni ka thënë se janë të gatshëm të punojnë për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.
“Nuk kam nevojë unë për të dhënë moral, pate t’i pretendime ndaj neve dhe unë veç jam sqaruar… Ideja ishte me të tregu ty që e kemi gatishmërinë e plotë që detyrën që na ka ngarkuar qytetari të realizojmë deri në fund, e as më të dhënë moral e as mësim”, tha Hyseni.
Ndërsa, deputeti tjetër nga kjo parti, Halil Thaçi, ka thënë se për të është e papranueshme të procedohet kërkesa për dokumentacione për miratim në Komision. Ndërsa ka thënë se si institucion nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme.
“Ne si institucion nuk mundemi dhe nuk duhet të jemi të njëanshëm. Ne mund të kërkojmë kontrata për blerjen e grurit për kohën e caktuar, por nëse duam vetëm një kontratë të një operatori, atëherë për mua është tendencioze… Deputeti Shala pse nuk kërkove gjitha kontratat për blerjen e vajit, a kam të drejtën me thënë se t’i po e fsheh dikë aty”, tha Thaçi.
Ndërkaq, deputeti nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala i është përgjigjur deputetit Thaçi duke i thënë se ka adresuar kërkesën me shkrim për dyshimet lidhur me furnizimin e rezervave shtetërore.
“Unë kam shkruar dilemat ku kam pas, dyshimet ku unë kam pas, i kam ngrit edhe në Kuvend me emër operatoret, secilin, kjo qeveri dyshoj dhe tashmë është i bazuar dyshimi im që nuk e ka sjellë vajin. Shkruaj ti nëse din të tjerat… Thuaj çfarë të duash është çështje e vullnetit tuaj ”, tha Shala.
Në nën tjetër, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, derisa tha se ky komision ka për qëllim të zbardhë të vërtetën për rezervat shtetërore, ka kërkuar nga deputetet që të punojnë në këtë drejtim duke sjellë detaje, dhe jo për të bërë etiketime.
“Ky komision hetimor ka qëllimet e veta për të zbardhur të vërtetën me rastin e mundshëm të keqpërdorimit të rezervave shtetërore. Asnjë kompetencë tjetër nuk e kemi, por vet emri i këtij komisioni hetimor na shtynë të kërkojmë çdo dokument që është valid për të zbardhur të vërtetën, dhe me këtë duhet të pajtohemi të gjithë…
Po humbim kohë kot derisa nuk po kemi kërkesa nga ana juaj për një dokument që me thënë po ky dokument është jo valide, dhe mendoj se nuk ka të bëjë me procesin që kemi kompetencë si komision. Por, ju kisha lut etiketimet, ne këtu përfaqësojmë çdonjëri, jemi deputet të zgjedhur nga qytetarët, nuk jemi as drejtor të policisë, as SHIK, as AKI, por jemi të barabartë komplet këtu, dhe mos ta etiketojmë njeri tjetrin”, tha Lekaj.
Komisioni hetimor ishte krijua në përpjekjen e tetë, pas shtatë tentativave të tjera që patën dështuar për shkak të bojkotit nga partia në pushtet. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025