LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka mbështetje nga opozita, PS tërhiqet nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

Nuk ka mbështetje nga opozita, PS tërhiqet nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

Pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi janë të mendimit se favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës në Kuvendin e Shqipërisë.

A2 CNN mëson nëpërmjet gazetares Fjorela Beleshi se kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën në fjalë, Lindita Nikolla pritet ta lexojë në nisje të seancës së nesërme.


PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme. Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuar në protestat e opozitës.

Mirëpo, në një kohë kur nuk i ka 84 votat, socialistët e kanë shtyrë votimin e Amnistisë për një moment të dytë, në një kohë të pacaktuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori