LAJMI I FUNDIT:

Sa ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi Saudite deri më tani që nga largimi nga Man Utd?

Sa ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi Saudite deri më tani që nga largimi nga Man Utd?

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar një shumë të madhe që kur siguroi një transferim në Superligën e Arabisë Saudite te Al Nassr.

Pak më shumë se një vit më parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ra dakord të largohej nga United dhe siguroi një lëvizje fitimprurëse te skuadra e Al Nassr.


Në atë kohë Ronaldo ishte më i dalluari në zgjedhjen për t’u transferuar në shtetin saudit, megjithatë verën e ardhshme, emra si Neymar Jr, Sadio Mane , Roberto Firmino, Karim Benzema, Jordan Henderson dhe Riyad Mahrez të gjithë ndoqën shembullin e tij.

“Ai gjithmonë ka shënuar kundër meje”, Buffon emëron sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierë
Lexo po ashtu “Ai gjithmonë ka shënuar kundër meje”, Buffon emëron sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierë

Transferimi i Ronaldos u konfirmua më 30 dhjetor 2022, rreth një muaj pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Erik ten Hag dhe një interviste të ashpër në Talk TV.

Sipas gazetës Marca, ylli portugez ra dakord për një marrëveshje të madhe prej 177 milionë funtesh apo mbi 200 milionë euro në vit me Al Nassr, e cila arrin në rreth 3,403,846 funte apo rreth 4 milionë euro në javë.

Dhe duke qenë tani në klub për rreth 60 javë, ai ka fituar afërsisht 204,230,769 funte apo 240 milionë euro.

Për më tepër, përtej fitimit të një pasurie, Ronaldo ka thënë gjithashtu se standardi i Superligës së Arabisë Saudite është përmirësuar në mënyrë drastike që nga ardhja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori