LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë

Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë
photo by: @Shpend Ahmeti

Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët ku fillimisht Drita rrezikoi në dy raste me Juan Masan, por nuk ishte i saktë.


Kastriot Selmani ishte afër golit në minutën e 30-të, ndërsa Nazmi Gripshi u kundërpërgjigj, por pa sukses.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Blerim Krasniqi që goditi shtyllën në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Drita insistonte më shumë të gjejë golin dhe këtë gjë ia arriti.

Zhvillohej minuta e 62-të, kur Juan Masa shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit për të shënuar për 1-0.

Goli u kontrollua nga VAR dhe u pranua, pasi nuk kishte pozitë jashtë loje.

Ballkani u mundua të rikthehej, por që nuk ia doli të kishte raste të mira, përveç një rasti me Elmir Kryeziut, por që Faton Maloku ishte në vend.

Drita ka mundur ta mbyll ndeshjen, por që u ndal nga shtylla në kohën shtesë.

Më këtë fitore Drita mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori