Toshkovski: Kam marrë njoftim, BE nuk do të bëjë probleme për udhëtim me pasaporta të vjetra
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se sot ka marrë një letër nga Brukseli, në të cilën thuhet se Bashkimi Evropian nuk do të shkaktojë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues.
Toshkovski, sot përsëri u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të mbështesin amendamentet për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit.
“Sot mora një informacion me shkrim se Komisioni i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian ka mbajtur takim dhe më është njoftuar se ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70 mijë me pasaportë të vjetër janë në Gjermani, gjermanët e kanë si të dhënë, ne nuk e kemi. Ata do të mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk do të mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi”.
“Komiteti Evropian u jep mendim vendeve që të kenë mirëkuptim. Dhe kjo që po bëjmë ne – vetëm Maqedonia, përveç Greqisë, do ta cenojë të drejtën elementare të njeriut për liri dhe lëvizje, sepse deputetët nga struktura në pushtet – LSDM dhe BDI, nuk duan të votojnë ligjin”, tha Toshkovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251