Alexei Navalny, opozitari rus, vdiq në burg më 16 shkurt. Ai po vuante një dënim 19-vjeçar në një burg të sigurisë maksimale në veri të Rrethit Arktik në Yamalo-Nenets të Rusisë.
Ky burg, me arsye i quajtur Ujku Polar, ka një reputacion famëkeq, transmeton Telegrafi.
Aleati i Navalny, Ivan Zhdanov, pasi u zbulua se Navalny ndodhej në këtë burg dhjetorin e kaluar, e quajti atë “një nga kolonitë më veriore dhe më të largëta të burgjeve” në Rusi.
Burgu u themelua në vitin 1961 në vendin e një ish-kampi sovjetik të punës së detyruar, dhe është rreth 2000 kilometra nga Moska.
Në kohën kur u zbulua vendndodhja e transferimit të Navalny, ekipi i tij dhe aktivistët e lidhën këtë lëvizje me zgjedhjet presidenciale në mars, të cilat presidenti Vladimir Putin pritet të fitojë sërish, duke e përshkruar atë si një përpjekje për të “izoluar” politikanin e opozitës.
“Kushtet janë mjaft të tmerrshme, është e qartë se ky është ndalim në izolim maksimal. Mendoj se Navalny është dërguar deri më tani pikërisht për të siguruar këtë izolim fizik maksimal të mundshëm, kështu që edhe të shkosh për vizitë do të ishte problem”, thanë mbrojtës i të drejtave të njeriut Igor Kalyapin për Moscow Times.
Burgu, i cili quhet edhe IK-3, është i famshëm për faktin se aty strehohej Platon Lebedev, ish-partneri i biznesit të ish-oligarkut të mërguar Mikhail Khodorkovsky.
Lebedev u dënua për evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim në një rast që mbështetësit e tij pretenduan se ishte i motivuar politikisht.
“IK-3 ka funksionuar gjithmonë si një koloni për kriminelët e rrezikshëm”, tha gazetari rus Leonid Nikitinsky, i cili vizitoi burgun në vitin 2006, në një artikull për gazetën Novaya Gazeta, duke shtuar se zona ka kushte të vështira atmosferike.
Ivan Vostrikov, ish-koordinatori rajonal i Navalny në Tyumen, i cili gjithashtu vizitoi vendin ku ndodhet burgu, tha se “është pothuajse e pamundur të arratisesh prej andej – nga njëra anë ka qindra kilometra tundra, dhe nga ana tjetër malet e Uraleve Polare”.
Pavarësisht izolimit fizik të kolonisë, IK-3 është i lidhur me shërbimin e korrespondencës elektronike Zonatelek, vuri në dukje gazetarja e pavarur ruse Farida Rustamova.
Raportet nga ish të burgosurit dhe ata aktualë të IK-3, përshkruajnë një mjedis veçanërisht të ashpër me kushte të vështira jetese dhe brutalitet fizik dhe psikologjik.
Disa të burgosur u ankuan për mungesë të veshjeve dhe nevojave të tjera themelore, raportoi media e pavarur Vyorstka, duke cituar të dhënat e gjykatës.
I dënuari Maxim Bakhvalov, i cili vuajti dënimin në IK-3 nga viti 2017 deri në vitin 2020, pohoi se pas mbërritjes në koloni atij iu dha vetëm një palë çizme dimërore dhe një kostum i konsumuar.
Një i burgosur tjetër, Sergei Chesnokov, pohoi se ai shpesh sëmurej pasi rrobat e tij u bënë të papërdorshme dhe autoritetet e burgut nuk arritën të siguronin zëvendësime.
I burgosuri Sergei Sheykhin ngriti një padi kundër kolonisë në vitin 2022, duke u ankuar se njësia e tij ishte e mbyllur në një qeli pa dritë natyrale dhe ujë të nxehtë.
Zyra e Prokurorit të Qarkut Yamalo-Nenets ka raportuar mospërputhje me ligjet e mbrojtjes së punës, rregulloret e mbrojtjes nga zjarri dhe standardet sanitare në IK-3 të paktën dy herë që nga viti i kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite