LAJMI I FUNDIT:

Putini promovon oficerin e lartë i cili “ishte personalisht përgjegjës për torturat në burg të Navalnyt”

Putini promovon oficerin e lartë i cili “ishte personalisht përgjegjës për torturat në burg të Navalnyt”

Presidenti rus Vladimir Putin ka promovuar një oficer të lartë burgu, pak ditë pas vdekjes së figurës kryesore të opozitës Alexei Navalny.

Nënkryetari i autoritetit të burgut FSIN, Valery Boyarinev, u gradua në gjeneral kolonel të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit, i cili u krijua nga Navalny, shkroi në kanalin e tij Telegram të martën se Boyarinev ishte personalisht përgjegjës për torturën e Navalnyn në burg.

Pamje që thuhet se tregojnë autokolonën duke nxjerrë trupin e Alexei Navalny nga burgu i Arktikut - në mes të natës
Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë autokolonën duke nxjerrë trupin e Alexei Navalny nga burgu i Arktikut - në mes të natës

“Kjo duhet të kuptohet si shpërblim i hapur i Putinit për torturën”, ka thënë Ivan Zhdanov për promovimin e Boyarinev.

Në korrik 2023, një urdhër i Boyarinev për të kufizuar aftësinë e politikanit të opozitës për të blerë ushqime dhe nevoja të përditshme u bë i njohur gjatë një seance gjyqësore kundër Navalny.

Të burgosurit mund të përdorin normalisht paratë e tyre për të plotësuar racionet e tyre të pakta në dyqanin e burgut.

Në letrat e fundit të Navalny, disidenti rus thuhet se e quajti agjendën e Donald Trump për një mandat të dytë 'vërtetë të frikshme'
Lexo po ashtu Në letrat e fundit të Navalny, disidenti rus thuhet se e quajti agjendën e Donald Trump për një mandat të dytë 'vërtetë të frikshme'

Sipas Zhdanov, gjeneralkoloneli i sapoemëruar ishte gjithashtu përgjegjës për “ngacmimet” e mëtejshme të Navalny.

Promovimi i Boyarinev u bë i njohur të hënën kur dekreti presidencial u publikua në bazën e të dhënave ligjore. Përveç Boyarinev, tre oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit u promovuan në gradën e gjeneralit.

Një i burgosur përshkruan 'rrëmujën misterioze' një natë para se të raportohej vdekja e Alexei Navalny
Lexo po ashtu Një i burgosur përshkruan 'rrëmujën misterioze' një natë para se të raportohej vdekja e Alexei Navalny

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi çdo lidhje midis vdekjes së Navalny dhe promovimeve, duke e minimizuar atë si një procedurë normale.

Ndryshe, Navalny, 47 vjeç, vdiq të premten në një kamp burgu siberian.

Dhe pavarësisht protestave ndërkombëtare, autoritetet ende po refuzojnë të afërmit e tij të kenë qasje në trupin e tij. /Telegrafi/