LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Alexei Navalny qëndroi para burgut ku i vdiq i biri, kishte vetëm një kërkesë për Putinin

Nëna e Alexei Navalny qëndroi para burgut ku i vdiq i biri, kishte vetëm një kërkesë për Putinin

Lyudmila Navalnaya, nëna e Alexei Navalny, i dërgoi një kërkesë presidentit rus Vladimir Putin, për të dorëzuar trupin e djalit të saj.

“Pas shpinës sime është kolonia IK-3, ku më ka vdekur djali më 16 shkurt. Unë kam pesë ditë që nuk mund ta shoh trupin e tij, nuk ma kanë dorëzuar dhe nuk më kanë thënë se ku është. Po ju bëj apel, Vladimir Putin, sepse zgjidhja e këtij problemi varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që t’i bëj një varrosje të dinjitetshme”, tha Navalnaya në një video mesazh, transmeton Telegrafi.

Navalny dhe avokatët e djalit të saj udhëtuan në koloninë famëkeqe IK-3 “Ujku Polar” në Rusinë veriore gjatë fundjavës për të parë trupin e tij, por morën informacione kontradiktore nga institucione të ndryshme. Në fund ata u larguan pa u lejuar të hynin në morg.


Autoritetet ruse e futin në listën e të kërkuarve vëllain e të ndjerit Alexei Navalny, Oleg
Lexo po ashtu Autoritetet ruse e futin në listën e të kërkuarve vëllain e të ndjerit Alexei Navalny, Oleg

“Navalny vdiq në burg më 16 shkurt në orën 14:17”, tha zëdhënësja e tij Kira Jarmish, duke cituar një mesazh nga nëna e Navalny.

Udhëheqësi i opozitës ruse kreu një dekadë burg për akuza të ndryshme, më e fundit prej të cilave ishte 19 vjet për gjashtë akuza.

Ai ka qenë pas grilave që nga kthimi nga Gjermania në janar 2021, me akuza që i ka hedhur poshtë si të motivuar politikisht. Ai ndodhej në burgun famëkeq që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku edhe vdiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori