LAJMI I FUNDIT:

Si të pastroni njollat e tepihut me pijen tuaj të preferuar!

Si të pastroni njollat e tepihut me pijen tuaj të preferuar!

Do të jetë si i ri, njollat zhduken edhe me një tjetër përbërës

Në varësi të llojit të tepihut, njollat e forta mund të jenë mjaft të vështira për t’u hequr. Atëherë mund t’ju “ndihmojë” vetëm një shërbim i larjes së tepihëve.


Por, pse duhet të shpenzoni kot para kur ka një mënyrë për ta pastruar vetë tepihun nga njollat.

Ekspertët e pastrimit zbulojnë disa truke për pastrimin e tepihëve duke përdorur gjërat që keni në shtëpi.

Nëse ju keni derdhur në tepih kafe ose çaj, një shishe birrë mund të jetë në gjendje të heqë njollat e sapoformuara.

Ekspertët e The Sun rekomandojnë të derdhni pak birrë mbi njollën dhe ta fërkoni butësisht me një leckë, përcjell Telegrafi.

Për njolla më të mëdha, mund t’ju duhet të pastroni pak më shumë me leckë për të hequr njollat e çajit dhe kafesë. Pasi të jenë zhdukur njollat, ekspertët këshillojnë ta shpëlani tepihun me pak ujë dhe ta thani dhe do të duket si i ri!

Si ta pastroni tepihun në kushte shtëpiake: pa kimikate, pa pastrues me avull
Lexo po ashtu Si ta pastroni tepihun në kushte shtëpiake: pa kimikate, pa pastrues me avull

Gjithashtu, kripa mund të jetë një aleat i madh në heqjen e njollave.

“Spërkatni kripë në njollë dhe lëreni për rreth një orë që të thithë pjesën më të madhe të lëngut. Kur tepihu të jetë tharë, hiqni kripën dhe shpëlajeni lirshëm me pak detergjent dhe ujë”, janë këshillat e fundit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Dizajn dhe Arkitekturë
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Këshilla Lifestyle
Si të vendosni kufij të qartë ndaj njerëzve të tjerë: Çfarë duhet të bëjë një grua që është vajzë, partnere dhe nënë!

Si të vendosni kufij të qartë ndaj njerëzve të tjerë: Çfarë duhet të bëjë një grua që është vajzë, partnere dhe nënë!

Këshilla Lifestyle
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Personat të cilët bezdisen nga gabimet drejtshkrimore, kanë një karakteristikë të rëndësishme

Personat të cilët bezdisen nga gabimet drejtshkrimore, kanë një karakteristikë të rëndësishme

Lifestyle
Kalo në kategori