LAJMI I FUNDIT:

Si ta pastroni tepihun në kushte shtëpiake: pa kimikate, pa pastrues me avull

Si ta pastroni tepihun në kushte shtëpiake: pa kimikate, pa pastrues me avull

Nuk duhet të keni patjetër oborr për pastrim perfekt të tepihut, as të shpenzoni para në shërbime të caktuara për pastrim

Ekziston mënyra e cila do të ndihmojë që ta lani thellësisht tepihun dhe që shtëpia juaj të jetë e rregullt dhe e pastër.

Njollat në tepih, posaçërisht nëse keni fëmijë apo kanakarë shtëpiakë, shpeshherë janë sfidë e madhe me rastin e rregullimit të shtëpisë.

Jennifer Rodrigez, kryezyrtare për higjienë në kompaninë Pro Housekeepers, zbulon idenë e shkëlqyeshme për pastrim të tepihut pa shtesa kimikatesh dhe pa pastrues me avull, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

– sodë bikarbonati,
– detergjent për larje të enëve,
– një brushë e vjetër e dhëmbëve,
– një brushë për pastrim të tepihëve,
– një leckë e pastër dhe një kovë për ujë.

Pastrojeni mirë tepihun me thithëse pluhuri, qitni nëpër gjithë sipërfaqen sodë bikarbonati, posaçërisht në pjesët në të cilat ka njolla.

Lëreni që soda të qëndrojë në tepih gjatë natës, pastaj në ujë të nxehtë tretni detergjentin për larje enësh.

Përzieni derisa të bëhen flluska, pastaj njomeni brushën në detergjent dhe fërkojeni tepihun.

Te njollat më të forta përdorni brushën e dhëmbëve në mënyrë që deri në hollësi të pastroni njollën.

Njomeni leckën në ujë të ngrohtë të pastër, shtrydheni mirë dhe edhe një herë pastrojeni tepihun.

Lëreni tepihun të thahet, pastaj edhe njëherë pastrojeni me thithëse pluhuri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori