LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli me dy mungesa të mëdha për finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat

Liverpooli me dy mungesa të mëdha për finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat

Liverpooli është përballur me një tjetër lajm të rëndë sa i përket lëndimeve, teksa është bërë e ditur se dyshja Curtis Jones dhe Diogo Jota do të humbasin finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat të dielën.

Jones dhe Jota pësuan lëndime në fitoren ndaj Brentfordit në udhëtim dhe nuk pritet që të jenë në dispozicion për finalen e cila do mbahet në “Ëembley”.


Lëndimi i Jotës duket të jetë më i rëndë pasi ai është lënduar në zonën e gjurit. Raportimet nga Portugalia sugjerojnë se ai mund të mbetet jashtë fushave për dy muaj, por ende nuk i është nënshtruar testeve mjekësore.

Përveç këtyre dyve, edhe Darwin Nunez ishte zëvendësuar më herët nga loja si masë mbrojtëse por ende nuk ka ndonjë përditësim nëse ai ka ndonjë problem më serioz.

Alisson gjithashtu mund të humbasë këtë finale për shkak të lëndimit të muskujve hamstring javën e kaluar, por portieri brazilian me shumë gjasë nuk do të startonte ndaj Chelseat sidoqoftë, pasi Klopp e ka përdorur Caoimhin Kelleher në Kupën e Ligës këtë sezon.

Liverpooli do të përballet me Lutonin mbrëmjen e së mërkurës, teksa “Të Kuqtë” do të synojnë që të bëjnë një hap para në garën për titull në Ligën Premier.

Mungesa e Jotës do të jetë e dukshme në fazën e sulmit, pasi sulmuesi portugez ka shënuar 14 gola këtë sezon, duke përfshirë pesë në shtatë ndeshjet e tij të fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori