LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Po diskutohet mbi tranzicionin e zbatimit të Rregullores së BQK-së

Osmani: Po diskutohet mbi tranzicionin e zbatimit të Rregullores së BQK-së

Presidentja Vjosa Osmani e ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier morën pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Osmani, tha më këtë rast se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ishte bërë zë i Kosovës, në kohën kur dhuna ndaj nesh kishte arritur në shkallën e gjenocidit.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, lidhur me vendimin e BQK-së dhe qëndrimet e aleatëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë SHBA, përkitazi me këtë vendim, tha se janë duke vazhduar diskutimet mbi planin e tranzicionit të zbatimit të Rregullores së BQK-së.


Ajo më tej shtoi se askush nuk po na kërkon që të mos e respektojmë Kushtetutën.

Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta
Lexo po ashtu Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

“Çështja nuk është çështje e dinarit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajmë dinarin të jemi të qartë. Nuk do të duhej të krijohej përshtypje që dikush po kërkon prej nesh që mos ta respektojmë kushtetutën tonë, sepse nuk është e vërtetë. Pra kemi një mirëkuptim të plotë dhe në fakt një qëllim të përbashkët me aleatët tanë në veçanti me SHBA-në që Kushtetuta jonë të respektohet në plotni”, tha presidentja Osmani, derisa shtoi se e tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së, pra që nuk ka të bëjë me punën e BQK-së.

E para e vendit tha se , bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në vend të gabuar, duke të gjitha institucionet e shtetit që bashkëpunimin ta kenë në maksimum me aleatët.

“Sikurse edhe çdo herë tjetër, bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në vend të gabuar. Kështu që si presidente e vendit vazhdimisht inkurajoj të gjitha institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë që veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fortë dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani dhe jam e bindur që jemi në rrugë të drejtë që shumë shpejt ky plan tranzicioni të arrihet me pajtimin e të gjithëve dhe të jemi efektivë në tërësi por bashkë edhe me aleatët tanë në zbatimin e plotë të  Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, ka thënë presidentja Osmani.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori