LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone fiton çmimin “Aktorja Më e Mirë” për filmin “Poor Things”

Emma Stone fiton çmimin “Aktorja Më e Mirë” për filmin “Poor Things”

Emma Stone i bëri homazhe nënës së saj, teksa fitoi çmimin “Aktorja Më e Mirë” për rolin e saj në “Poor Things” në ceremoninë e 77-të “EE British Academy Awards” të dielën.

Ylli i Hollivudit, 35 vjeçe, mori çmimin kryesor për rolin e saj si Bella Baxter në komedinë fantastiko-shkencore dhe u sigurua të falënderonte nënën e saj Krista që besoi në ëndrrat e saj.

Ajo tha: “Ajo disi më bëri të besoj këtë ide të çmendur që unë mund të bëj diçka të tillë.”, shkruan DailyMail.


Ylli i “Cruella” tha se ishte ‘e mahnitur’ nga i gjithë ekipi që qëndron pas komedisë surreale, ku ajo luan një grua që është ringjallur dhe implantuar me trurin e një foshnjeje. Ema dukej dukshëm e kënaqur me veten teksa hyri në dhomën e fituesve në ceremoni.

Ema luftoi me konkurrencën e Carey Mulligan, Vivian Oparah e Rye Lane, yllit të “Barbie” Margot Robbie, aktores “Anatomy of a Fall” Sandra Huller dhe ish fitueses së “American Idol” Fantasia Barrino, e cila ishte nominuar për rolin e saj në “The Color Purple”.

Ndërkohë, Cillian Murphy fitoi çmimin e aktorit kryesor në BAFTA. /Telegrafi/