LAJMI I FUNDIT:

Hojlund dëshmon vlerën, ia siguron tri pikë Man United përballë Lutonit

Hojlund dëshmon vlerën, ia siguron tri pikë Man United përballë Lutonit

Manchester United ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Lutoni në kuadër të javës së 25-të në Ligën Permier.

Djajtë e Kuq e nisën takimin furishëm, duke shënuar dy gola për shtatë minuta.


Vetëm 35 sekonda kaluan nga starti i ndeshjes dhe Ramus Hojlund realizoi për 1-0.

Sulmuesi suedez ia doli të realizonte edhe të dytin për Manchester United, kur u asistua prej Alejandro Garnachos në minutën e shtatë.

Vendasit u kundërpërgjigjën më pas me anë të Carlton Morris që realizoi në minutën e 14-të, ndërsa gola më pas nuk pati.

Manchester Unitedi dominoi edhe në 45 minutat e dytë, ndërsa nuk arritën të realizonin përkundër shumë rasteve që kishin.

Pas javës së 25-të, Manchester United është në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të takohet me Fulhamin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore