LAJMI I FUNDIT:

Shala i zhgënjyer me humbjen: Tani jemi në situatë të vështirë

Shala i zhgënjyer me humbjen: Tani jemi në situatë të vështirë

Fushë Kosova ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Malisheva me rezultat 4-1.

Kjo humbje ia vështirëson edhe më shumë punët Fushë Kosovës në luftën për mbijetesë.


Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ‘Pampurave’, Burim Shala që ka thënë se do ta kenë shumë të vështirë.

“Ishte humbje e dhimbshme, që na kthen një hap prapa. Kemi përgatitur lojën të marrim së paku një pikë. Malisheva e kemi ditur se do të jetë skuadër e rrezikshme dhe ka shpejtësi në lojë”.

“Na u shfaqën probleme në ndërtimin e lojës. Pas golit të parë të pësuar, morën lojën në dorë, por në momentet tona të mira pësuam edhe golin e dytë pas një gabimi dhe ishte e vështirë të bëjmë më pas më shumë”, ka thënë Shala.

Fushë Kosova pas 20 xhirove në Albi Mall Superligë ka vetëm 11 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/