LAJMI I FUNDIT:

Për 16 vjet, rreth 57 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Për 16 vjet, rreth 57 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të 2023-ës. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, arsyeja kryesore për kërkesë për lirimin nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së.


Kërkesat për lirim nga shtetësia po vazhdojnë edhe gjatë këtij vitit, teksa numri i kosovarëve që janë liruar nga shtetësia është treshifrorë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, e cila tregon numrin e qytetarëve që kanë hequr dorë apo edhe kanë fituar shtetësinë e Kosovës nga 1 janari i vitit të kaluar.

“Nga 1 janari e deri më 12 shkurt 2024 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 329 persona. Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e kanë fituar 61 persona. Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023 nga shtetësia janë liruar 3 mijë e 98 persona, kurse shtetësinë e Republikës se Kosovës e kane fituar 708 persona”, tha ajo.

Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2023, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 57 mijë e 155 persona, tha Fetoshi, duke shtuar se për periudhën e njëjtë kohore shtetësinë e kanë fituar 3 mijë e 568 persona.

Ndërkohë, zëdhënësja e MPB-së tregoi për Radio Kosovën arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët që të kërkojnë lirimin nga shtetësia.

“Arsyet e heqjes dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.  Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i kësaj, kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi ”, tha Fetoshi.

Referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të vitit 2011, numri prej 57 mijë e 155 personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është rreth 7 mijë më i madh se numri i përgjithshëm i popullsisë në tri komunat e regjionit të Ferizajt: Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, të cilat së bashku kanë rreth 50 mijë banorë./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori