Pavarësia e Kosovës ishte tema kryesore e fjalimit të radhës së Sali Berishës nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku qëndron me masë arresti nga 30 dhjetori.
Ish-kryeministri ka thënë se 17 shkurti është një nga ditët më të mëdha në historinë e kombit.
“Është dita e cila bëri të lirë pas shekuj e shekujsh kombin shqiptar. Ne jemi komb me dy ditëlindje lirie. Ne jemi komb me dy data pavarësie. 28 nëntori i 1912-ës, pavarësia e Shqipërisë, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar, nuk do kishte Kosovë të pavarur”.
“Përveç kësaj, ne kemi 17 shkurtin e vitit 2008, ditëlindjen tjetër të lirisë kombëtare, pavarësinë e Kosovës, pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin një komb i lirë, nuk do gëzonin liri kombëtare”, është shprehur Berisha.
Ai më tej ka thënë se “sot le të shprehim ne krenarinë e madhe, mirënjohjen e pakufishme ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit mendjendritur të kombit, Gandit të Ballkanit dhe Evropës, presidentit Ibrahim Rugova”.
Po ashtu, ka përmendur komandantin legjendar, Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë të lirisë “që me guximin epik, bënë luftën më të ndritur në historinë e shqiptarëve për liri dhe dinjitet nga kohërat e Skënderbeut”.
“Mirënjohje të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, partnerëve tanë, presidentit Bill Clindon dhe Xhorxh Bush, për rolin e tyre përcaktues në pavarësinë e Kosovës. Por miqtë e mi, një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat, sepse kjo parti u themelua në dhjetor të vitit 1990, si parti që shpalli yll polar, çështjen kombëtare”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A