LAJMI I FUNDIT:

Donat Rudhani i jashtëzakonshëm, shënon sërish në fitoren e Lausanne – shpallet lojtar i ndeshjes

Donat Rudhani i jashtëzakonshëm, shënon sërish në fitoren e Lausanne – shpallet lojtar i ndeshjes

Lausannë ka marr fitore ndaj Yverdon me rezultat 3-1, ku në këtë përballje shkëlqeu reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani.

Ishte Rrudhani që hapi ndeshjen që në minutën e 9-të për 1-0, ndërsa në fundin e ndeshjes ai u ndëshkua edhe me një karton.


Nga SofaScore, anësori është vlerësuari si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.2.

Ai kishte 59 pasime të sakta, pesë duele të fituara dhe tri ndërhyrje në top.

Rrudhani aktualisht ka katër gola të shënuar në kampionatin zviceran, ndërsa te Lausanne është në huazim nga Young Boys. /Telegrafi/