LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk kam besim në gjyqësi, por Spasovski duhet të përgjigjet për kaosin me dokumentet personale

Mickoski: Nuk kam besim në gjyqësi, por Spasovski duhet të përgjigjet për kaosin me dokumentet personale

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në TV21 theksoi se nuk ka besim në prokurorinë dhe drejtësinë, por megjithatë konsideron se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duhet të mban përgjegjësi për atë që ka bërë.

Sipas tij, prokurori i ri Ljupço Kotsarev tani ka mundësi të dëshmohet.


“Ja ku e ka shansin tash me këtë kallëzim penal të tregojë se në Maqedoni mund të sundojnë ligjet dhe se në Maqedoni mund të rikthehet besimi dhe besimi në institucionet”, tha Mickoski.

OBRM-PDUKM me kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM me kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit

Ndryshe, sot OBRM-PDUKM ka paraqitur kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit, i cili sipas tyre, si ish-ministër i Punëve të Brendshme është personalisht dhe drejtpërdrejt përgjegjës për kaosin me dokumentet personale./Telegrafi/