LAJMI I FUNDIT:

Mjeku, historiania e gjuhëtarja e ardhshme – disa nga studentët që u dekoruan si më të mirët në 54-vjetorin e UP-së

Studimet janë një rrugëtim i gjatë dhe shumë sfidues për cilindo student, por kur vjen një moment dhe vlerësohesh për gjithë mundin e bërë kjo kthehet në kënaqësi dhe privilegj. 

E, për nder të 54-të vjetorit të Universitetit të Prishtinës, 70 studentët e dalluar të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve.


Studentja e fakultetit të Filozofisë – Departamenti i Historisë, Odesa Xhemajli në një deklaratë për Telegrafin përçoi energjinë e mirë të cilën e mori sot nga ky certifikim.

Odesa Xhemajli, studente e Fakultetit të Filozofisë

“Ky është vetëm fillimi i një karrierë të suksesshme, për sa i takon studentëve më të dalluar. Synimet tona nuk janë vetëm me kaq, pasi pretendojmë dhe synojmë të arrijmë kulminacionet e suksesit…”, tha Xhemajli.

Ajo theksoi se rrugëtimi në studime ishte i mundimshëm, por edhe i mrekullueshëm në të njëjtën kohë.

“Në brendësi kemi shumë mund, kemi shumë sakrificë, kemi shumë ditë të lodhura, kemi ndonëse të themi shumë ditë me pa gjumë, por ja që ia vlejti. Kjo ditë është një ditë që dëshmon që suksesi jonë ia vlejti”, tha studentja.

Edhe studentja e fakultetit Filologjik, niveli master, Fjolla Mehmeti pasi u certifikua si studentja më e mirë tha se është një privilegj për të dhe ndjehet krenare.

Fjolla Mehmeti, studente në nivelin master në Fakultetin Filologjik

“Në të vërtetë kur jam ftuar jam ndjerë shumë mirë. Natyrisht, është një privilegj shumë i madh për mua me pas këtë ndjenjë dhe këtë kënaqësi, dhe me përfaqësu Komunën e Gjilanit dhe Fakultetin e Filologjisë, kështu që natyrisht që ndihem shumë e lumtur sot”, tha ajo.

Ajo tha se vitet e studimeve nuk ishin të lehta, por ajo tregoi se është e punësuar dhe duke e praktikuar profesionin e saj.

E, një tjetër student i cili u shpall si një ndër studentët më të mirë të Universitetit është edhe And Elshani, i cili aktualisht është në vitin e gjashtë të fakultetit të Mjekësisë.

And Elshani, student në Fakultetin e Mjekësisë

Ai theksoi se ndihet i privilegjuar dhe i nderuar që është dekoruar si student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë.

“Falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme familjen time, shoqërinë. Kjo më jep një përgjegjësi të madhe për ta vazhduar këtë profesion me dinjitet dhe sipas betimit të Hipokratit”, tha Elshani.

Por, si ishte rrugëtimi i Elshanit në këto gjashtë vite studime, ai tha: “Natyrisht, kanë qenë disa vite mjaft sfiduese për arsye se siç e dimë Fakulteti i Mjekësisë është një fakultet mjaft i gjatë dhe streset e provimeve të vazhdueshme, por me përkushtim të madh ndaj kësaj lëmie dhe dashuria e madhe ndaj kësaj lëmie ka bërë që të vazhdoj, domethënë me përkushtim”, tha ndër të tjera Elshani për Telegrafin.

Ndërsa, rektori Qerim Qerimi e vlerësoi kontributin e studentëve në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritshme për shoqërinë dhe botën në përgjithësi.

Duke i inkurajuar ata të vazhdojnë përpara në rrugën e tyre të suksesit, rektori theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe punës së palodhur në rrugën drejt përsosmërisë akademike dhe profesionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori