LAJMI I FUNDIT:

Altin Çoku flet para gjykatës, zbardhet dëshmia lidhur me vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz

Altin Çoku flet para gjykatës, zbardhet dëshmia lidhur me vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz

Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini ka dalë para gjykatës. Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.


“Gjeji lekët ku të duash, ndryshe kam me vra kush të më dalë para”: Dalin përgjimet, Altin Qoku kërcënonte mjekun e tij
Lexo po ashtu “Gjeji lekët ku të duash, ndryshe kam me vra kush të më dalë para”: Dalin përgjimet, Altin Qoku kërcënonte mjekun e tij

27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.

39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.