Oda Ekonomike Amerikane së fundmi ka dalë me një qëndrim rreth Rregullores së BQK-së për operacionet në para të gatshme.
Në njoftimin e Odës Amerikane thuhet se mirëkupton nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar.
“Miratimi së fundmi i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme nga Banka Qendrore e Kosovës, ka nxitur reagime të fuqishme nga palët ndërkombëtare të interesit. Derisa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëkupton nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar, është imperativ të konsiderohen edhe implikimet afatshkurta që rregullimi ka në mirëqenien financiare të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Oda Amerikane më tej thekon se rregullorja në fjalë, pa paragjykim ndaj objektivit aktual, në mënyrë jo të duhur, pohon që vetëm euro mund të përdoret për qëllime të pagesave brenda Kosovës, duke përjashtuar në mënyrë të efektshme përdorimin e valutave të tjera në transaksionet ndërmjet palëve.
“Sidoqoftë, është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok. Kështu, pretendimi i rregullores në lidhje me përdorimin ekskluziv të euros mund të keqinterpretohet dhe prandaj kërkon rishikim për qartësi”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu, ndikimi i rregullores sipas Odës Amerikane shtrihet më tej në transaksionet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në mundësimin e transaksioneve që përfshijnë dinarin e Serbisë, Oda Amerikane ka propozuar disa alternativa për të siguruar të drejtën e qasjes, krahas ruajtjes së përputhshmërisë rregullative:
Alternativa 1: Shfrytëzimi i institucioneve të transferit të parave për transferimin e fondeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse konsiderohet si fizibil, ky opsion mund të jetë më pak praktik dhe më i kushtueshëm për individët.
Alternativa 2: Krijimi i një llogarie bankare nga Qeveria e Serbisë në Serbi për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, me gjithë kompleksitet e mundshme logjistike.
Alternativa 3: Transferet direkte të fondeve nga ndonjë bankë të Serbisë në ndonjë bankë të përcaktuar në Kosovë për shpërndarje në llogaritë e përfituesve individualë. Ky opsion thjeshton procesin duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.
“Në të gjitha alternativat, është e rëndësisë kruciale të adresohet licencimi i institucioneve për importim të valutave, për të siguruar një furnizim adekuat të dinarëve në Kosovë. Duke qenë një avokuese për një mjedis të favorshëm biznesi dhe zhvillim ekonomik në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson rëndësinë e masave të balancuara rregullative, të cilat nxisin gjithëpërfshirjen financiare dhe lehtësojnë aktivitetet ekonomike ndërshtetërore”, thuhet në njoftim.
Oda Amerikane kërkon nga të gjithë hisedarët të rishqyrtojnë implikimet e rregullores së miratuar së fundmi dhe të eksplorojnë zgjidhje bashkëpunuese të cilat mbështesin objektivat rregullative si dhe pragmatizmin ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova