Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel.
Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me Presidentin e Komitetit Evropian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC), Oliver Ropke, zëvendëspresidenten e deleguar të Komisionit Evropian të Vlerave dhe Transparencës Vera Jourova , si dhe kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq, Rama tha se ajo që po ndodh në Komitetin Ekonomik duhet të ndodh dhe në institucionet e tjera të BE.
Sipas tij, pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social pa të drejtë vote, është një shembull që duhet të ndiqet dhe nga Parlamenti Evropian, Komisioni dhe Këshilli për të mbajtur sa më pranë rajonin.
Kreu i qeverisë shtoi se u desh Vladimir Putin dhe agresioni në Ukrainë që BE të avanconte proceset integruese në Ballkan. Ai bëri thirrje që unioni të mos presë një fatkeqësi tjetër për t’u kujtuar për hapin e radhës.
“Unë besoj fort se është tani koha që Bashkimi Evropian të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë mjaftueshëm të pjekura dhe janë në një situatë ku duhet të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë anëtarë me të drejta të plota që është objektivi qendror i këtij procesi. Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplar që kjo duhet të ndodh dhe me institucionet e tjera të BE-së. Kjo që ndodhë këtu duke të ndodhë dhe në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian.
Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, të prekshme dhe të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë. Mendoj se plani i rri i rritjes është një shembull i një shkalle ndërgjegjësimi dhe mënyre ndryshe të të parit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë të ardhmes të Bashkimit Evropian. Së fundmi po shohim që BE është shumë më e vetëdijshme në vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është e trishtë që duhet të ishte Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm dhe mos të presim një katastrofë tjetër që BE të kuptoj sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj