LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe disa të plagosur në paradën e fitores së Super Bowl – publikohen pamjet kur qytetarët ‘arrestojnë’ të dyshuarin në Kansas City

Një i vdekur dhe disa të plagosur në paradën e fitores së Super Bowl – publikohen pamjet kur qytetarët ‘arrestojnë’ të dyshuarin në Kansas City

(E plotësuar) – Shefja e policisë së Kansas City, Stacey Graves iu drejtua publikut dhe mediave në një konferencë për shtyp.

Ajo konfirmoi se një person u vra gjatë të shtënave me rastin e paradës së fitores së ekipit të Kansas City Chiefs në Super Bowl.


“Tani kemi 10 deri në 15 të lënduar dhe një të vdekur. Nuk kam më shumë informacione aktualisht rreth viktimë. Nuk besoj se ka qenë fëmijë”, pohoi ajo.

Graves deklaroi se dy persona janë arrestuar dhe ajo ka dëgjuar raportet që qarkullojnë se tifozët e Kansas City Chiefs ishin të përfshirë në kapjen e dy të dyshuarve.

Disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në paradën e Super Bowl në Kansas City

Disa njerëz janë qëlluar me armë zjarri në Kansas City, Missouri, pas paradës së fitores në Super Bowl.

Të shtënat ndodhën në perëndim të Union Station, afër vendit ku mijëra ishin mbledhur për paradën.

Stadiumi Allegiant që do të presë Super Bowl në Las Vegas – kushtoi 2 miliardë dollarë, bileta mesatare kushton mbi 11 mijë dollarë
Lexo po ashtu Stadiumi Allegiant që do të presë Super Bowl në Las Vegas – kushtoi 2 miliardë dollarë, bileta mesatare kushton mbi 11 mijë dollarë

Numri i të plagosurve është i paqartë, megjithëse një zyrtar i zjarrfikësve tha se tetë deri në dhjetë persona ishin plagosur.

Policia tha se dy persona të armatosur janë arrestuar, ku njëri prej tyre u pengua nga qytetarët që të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton bbc.

Yjet në Super Bowl 2024: Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Taylor Swift, Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Justin Bieber kryesojnë në listën e madhe
Lexo po ashtu Yjet në Super Bowl 2024: Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Taylor Swift, Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Justin Bieber kryesojnë në listën e madhe

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi oficerët që hynin në stacionin e frekuentuar dhe viktimat duke u bart me autoambulanca.

Ndryshe, qyteti po festonte fitoren e së dielës të Kansas City Chiefs kundër San Francisco 49ers. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori