LAJMI I FUNDIT:

Yjet në Super Bowl 2024: Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Taylor Swift, Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Justin Bieber kryesojnë në listën e madhe

Yjet në Super Bowl 2024: Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Taylor Swift, Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Justin Bieber kryesojnë në listën e madhe

Yje të panumërt u mblodhën në stadiumin Allegiant në Las Vegas të dielën për të parë Super Bowl LVIII.

Beyonce iu bashkua bashkëshortit Jay-Z në ngjarjen sportive të mbushur me yje, ku gjithashtu panë të ftuar duke përfshirë Lady Gaga, Taylor Swift, Kim Kardashian, Justin Bieber dhe Ariana Grande, teksa dëshmuan fitoren e “Kansas City Chiefs” kundër “San Francisko 49ers”.

Beyonce, e cila publikoi dy këngë të reja surprizë gjatë Super Bowl-it, u shfaq me një xhaketë të zezë dhe i kishte lëshuar flokët saj bionde në valë të mëdha, shkruan DailyMail.


Ndërkohë Jay kishte një xhaketë shumëngjyrëshe NFL dhe syze dielli të zeza. Dyshja superstare solli gjithashtu vajzat e tyre Blue Ivy, 12 vjeçe dhe vajzën e parë rrallë Rumi, gjashtëvjeçe, për të shijuar argëtimin.
“Kansas City Chiefs” përfundimisht mundi “San Francisco 49ers”, 25-22, teksa Patrick Mahomes hodhi një pasim fitues prej tre metrash për Mecole Hardman në kohën shtesë.

Lady Gaga dukej shumëngjyrësh me grim rozë rreth syve të saj, teksa bënte tifo për San Franciscon e veshur me një xhaketë “Niners”.

Swift, brohorisi të dashurin e saj Travis Kelce nga një suitë VIP, ku asaj iu bashkuan një numër miqsh, duke përfshirë Blake Lively dhe Ice Spice.

Kim rrezikoi një përplasje të vështirë me armiken e saj Taylor, ndërsa mbërriti në ngjarje me një xhaketë lëkure të zezë dhe kapelë të zezë.

Justin kishte veshur një bluzë ngjyrë kafe dhe një kapele, dhe u pa duke biseduar me gruan e tij, e cila kishte veshur një pallto mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.

Ariana kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe pantallona, së bashku me syze dielli ari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori